Krimet e adoleshentëve, psikologët: Ndikon formimi familjar, por dhe dënimet e ulëta të gjykatave
  • 3 years ago
#rtvora #rtvoranews

Një 14-vjeçar u arrestua në Durrës nga policia teksa po qarkullonte me një pistoletë ?zastava? të cilën e mbante pa leje në çantë. Ky rast por edhe vrasjet e fundit në Durrës apo plagosjet në Tiranë tregojnë problematikën e përfshirjes së të miturve në aktivitete kriminale. Sipas psikologëve përfshirja e adoleshentëve në ngjarje kriminale konsiderohet shqetësuese nga psikologët, të cilët e lidhin këtë fenomen me mosfunksionimin e programeve të rehabilitimit, apo dënimeve të ulëta që japin gjykatat.

Një 14 vjeçar u arrestua nga policia e Durrësit me një pistoletë pa leje të markës zastava e cila iu gjet në çantën që mbante me vete. Implikimi i adoleshentëve në krime është kthyer në një shqetësim, pasi vetëm ditët e fundit janë regjistruar disa ngjarje kriminale që kanë për autorë persona të moshave të reja.

Rastet më të fundit ishin plagosja e fundit në zonën e unazës në Tiranë ku një 20 vjecar qëlloi komshiun, apo vrasjet dhe plagosjet e ndodhura javën e fundit në Durrës nga autorë të moshave nga 19 deri në 25 vjeç.

Sipas psikologëve shkaqet e këtyre ngjarjeve kanë të bëjnë me edukimin familjar, por dhe modelet e të fortëve që të rinjtë tentojnë të imitojnë bazuar në atë çka transmetohet në median elektronike dhe rrjetet sociale.

?Persona ose adoleshentë që kanë kaluar një adoleshencë problematike në shkollë, komunitet e shoqëri, ndjekin modelin e të fortit.?

Psikologia Marsela Lekli, njëkohësisht dhe ish-eksperte për seksionin e të miturve, thotë se përfshirja e të miturve në aktivitet kriminale favorizohet dhe dënimet e lehta që jepen nga gjykatat.

?Duke parë se ato kanë qenë persona me procedim penal të mëparshëm dhe nuk kanë marrë një dënim të duhur, e kanë më të lehtë për të kryer një tjetër vepër penale.?

Psikologia Lekli gjithashtu shprehet se mungojnë programet e rehabilitimit për të parandaluar të përsëritjen e veprave penale nga të miturit.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/krimet-e-adoleshenteve-psikologet-ndikon-formimi-familjar-por-dhe-denimet-e-uleta-te-gjykatave/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv