Top News - Betohet Lukashenko/ Në një ceremoni të ‘blinduar’

  • 3 years ago
Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, është betuar për një mandat të gjashtë, gjatë një ceremonie të papritur, te fshehte, pavarësisht protestave masive kundër tij, në një qytet të blinduar nga forcat e sigurisë. Agjencia zyrtare e lajmeve BelTA raportoi se "disa qindra" zyrtarë të lartë ishin ftuar në ceremoninë e 23 shtatorit, megjithëse nuk njoftoi se kush ose sa prej tyre morën pjesë. Belta tha se Lukashenko vendosi dorën e djathtë mbi kushtetutën dhe u betua. Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Bjellorusi më pas i paraqiti atij certifikatën e Presidentit të Republikës së Bjellorusisë, shtoi ajo. Lukashenko përballet me sfidën më të madhe të qeverisjes së tij 26-vjeçare mes protestave të pashembullta mbarëkombëtare kundër rezultateve të zgjedhjeve presidenciale të 9 gushtit që i dhanë atij një mandat të gjashtë, pesë-vjeçar. Protestuesit bjellorusë i kanë bërë thirrje Lukashenkos të tërhiqet dhe të mbajë zgjedhje të lira dhe të ndershme, duke pretenduar se zgjedhjet ishin të manipuluara në favor të tij. Lideri 66-vjeçar i është përgjigjur protestave paqësore me arrestime të dhunshme dhe ekzistojnë pretendime për tortura ndaj të ndaluarve. Liderja e opozitës, Svyatlana Tsikhanouskaya ka paralajmëruar se çdo përpjekje për të mbajtur një inaugurim do të ishte "e paligjshme".

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Lukashenko#BelTA #TopChannel

Recommended