Ora News - Armëmbajtje pa leje, gjithnjë e më shumë po jepen dënime të buta
  • 3 years ago
#rtvora #rtvoranews

Juristët deklarojnë se fenomeni i armëmbajtje pa leje ka pësuar një rritje të konsiderueshme pas ndryshimeve të kodit penal, ku u ashpërsua dënimi. Ledio Braho thotë se kjo pasi dhe gjykatat kanë tendencë për të dhënë dënimin minimal për këtë vepër penale. Në gjykata vërehet një trend rritës i këtij fenomeni nga viti në vit.

Juristët shprehen që ndryshimet e kodit penal për ashpërsimin e dënimit për veprën penale të armëmbajtjes pa leje nuk e kanë ndikuar në uljen e fenomenit.

Juristi Ledio Braho për Ora News thotë që rritja e dënimit nga 7 deri në 15 vite burg ka favorizuar më së shumti qytetarët për përdorimin e armëve, çka dëshmohet dhe nga ngjarjet e fundit kriminale.

?Ashpërsimi i dnëimeve nuk sjell parandalimin e mos kryesrjes së veprave penale. Problematika që ka vënë re edhe Gjykata Kushtetuese është ndryshiumi i veprave penale vjen pa një studim të mirëfilltë.?

Sipas Brahos, gjykatësit në vendimet e tyre kanë tendencë më së shumti për të vendosur dënimin minimal që është 7 vite.

?Shumë rrallë vendoset dënimi maksimal për armëmbajtjen pa leje.?

Juristi shprehet se dënimi që aplikohet dhe në shumë vende të tjera me gjobë, mund të ishte më efektiv, për uljen e rasteve.

?Momentin që do të kishte dënime me gjobë, do të ishin më të zbatueshme, por duke qenë dënime me burg, nxisin palët që të fitojnë pafajësinë.?

Shumë raste kanë përfunduar në gjykatë, ku nga viti në vit vërehet një rritje e çështje.

Në 2018, në Tiranë u dërguan për gjykim 51 raste, për tu rritur në 2019 në 73 raste. Shifra më të ulëta vërehen përgjatë 2020, kjo nisur nga mbyllja e gjykatave si shkak i pandemisë.

Pavarësisht kësaj në gjykatë u dërguan për gjykim 39 raste të armëmbajtjes pa leje.

ARMËMBAJTJA PA LEJE NË GJYKATË:

51 raste në Tiranë për gjykim në 2018

73 raste në Tiranë për gjykim në 2019

39 raste në Tiranë për gjykim në 2020

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/denimet-nuk-ndalin-armembajtjen-braho-ashpersimi-i-ligjit-nuk-frenoi-fenomenin/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended