Norman: Mbështesim 5 qershorin, nëse ka ndryshime të jenë transparente e me konsensus!

  • 3 years ago
Ambasadori britanik, Duncan Norman kërkoi që të respektohet marrëveshja e  5 qershorit mes palëve politike dhe çdo ndryshim duhet të bëhet në mënyrë transparente dhe më konsensus. Nga Shkodra, Norman tha se do sistem që propozohet mund të bëhet funksional nëse ka vullnet politikë dhe konsensusi për ndryshimet është në dorë të vetë partive politike. Ai inkurajoj palët që të gjejnë një konsensus për një sistem që do i siguronte vendin zgjedhje të lira dhe të ndershme.

"Reforma elektorale është temë e nxehtë dhe Britania e Madhe do ta shohë të implementuar në mënyrën më të mirë. Unë nuk di formën e duhur por çdo sistem bëhet funksional nëse është vullneti politik. Ne ishim ekstremist mbështetës për marrëveshjen e 5 qershorit dhe ajo marrëveshje nuk duhet të ndryshoj. Ndryshimet nëse janë, duhen transparente dhe të ligjshme dhe konsensusi është mes palëve politike", tha Norman

Duke qenë se palët ende nuk po arrijnë një dakordësi lidhur me listat e hapura dhe koalicionet, ambasadori Duncan tha se ende ka dialog mes tyre dhe  këshilli politik të vijojë punën. Nëse kjo gjë nuk është e mundur tha Norman, duhet të shohim mënyra arbitrimi për ta zgjidhur por nuk jemi ende në atë stad. Norman shtoi se do të monitorojnë procesion zgjedhor, por për ambasadorin monitorimi më i mirë i procesit zgjedhor vjen nga mekanizmat lokalë.

I pyetur nëse krimi cenon zhvillimin e zgjedhjeve të lira, ambasadori britanik, Norman u shpreh se përmes vullneti politik mund të sigurohen zgjedhje të lira dhe të ndershme, ku populli të thotë i lirë fjalën e tij. Ai shtoi se Britania e Madhe dhe qeveria shqiptare punojnë ngushtësisht që të luftojnë krimin e organizuar në të gjitha nivelet.

"Unë besoj se nëse vullneti politik ekziston mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Mbretëria e Bashkuar dhe qeveria shqiptare punon intensivisht për luftimin e krimit të organizuar", tha Norman

Recommended