Top News - Vrasesi i John Lenon/ I kërkon ndjesë Yoko Ono-s
  • 3 years ago
Mark Chapman, njeriu që vrau john Lennon, i ka kërkuar ndjesë vejushës të ish beatle-sit, Yoko Ono, 40 vite pas vdekjes së tij. Chapman e qëlloi Lennon katër herë para shtëpisë së tij në manhatan të nju jorkut, ndërkohë që Yoko Ono ishte dëshmitare, në 1980. Atij iu mohua falja për të 11 herë, pas një seance dëgjimi muajin e kaluar. Gjatë asaj seance, Chapman tha se e kishte vrarë yllin 40 vjecar të rrokut për famë dhe se ai meritonte edhe dënimin me vdekje. Ai shtoi se mendonte për veprimin e pashembullt, në cdo kohë dhe se e pranonte që mund të kalonte gjithë jetën e tij në burg.

?Unë thjeshtë dua të përsëris se më vjen keq për krimin tim?, i tha Chapman zyrtarëve të komisionit në burgun ku ai qëndron në Nju Jork. ?Unë nuk kam asnjë justifikim. Gjithcka e bëra për lavdi. Ai ishte jashtëzakonisht i famshëm dhe unë nuk e vrava për shkak të karakterit apo llojit të njeriut që ishte. Ai ishte një njeri familjar. Ishte një ikonë. Më vjen keq për dhimbjen që i kam shkaktuar bashkëshortes së tij?.

Në 2015, artistja japoneze, që ka kundërshtuar cdo përpjekje të Chapmanit për falje, i tha mediave se ajo jetonte me frikën se mos ai lejohej të dilte nga burgu. Chapman ishte 25 vjec në kohën e krimit. Tani ai është 65 vjec, është martuar dhe bashkëshortja e tij jeton pranë burgut ku ai është mbajtur për tetë vitet e fundit.
Pamjet: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#JohnLenon#TopChannel
Recommended