Top News - Flet ekspertja e ISHP-së/ Kur mund të mbyllen shkollat

  • 3 years ago
Ashtu sic edhe ishte parashikuar nga ekspertet e shendetit publik, me hapjen e shkollave, u evidentuan raste infektimi me covid 19 edhe ne institucionet arsimore. Kur ka kaluar vetëm java e parë e nisjes te procesim mesimor e ne fakt shifrat e para u raportuan edhe për Tiranën, ku 12 mësues dhe 3 nxënës rezultuan pozitivë dhe po mbahen në izolim.
Dr. Eugena Tomini, Shefe e Inteligjencës Epidemiologjike në ISHP, e ftuar në ?Wake Up? në Top Channel tregoi se janë disa skenarë në rastet e shpërthimeve epidemike; kur ka qoftë dhe një fëmijë të infektuar, një klasë e tërë apo e gjithë shkolla.
"Edhe në rastet kur është infektuar e gjithë klasa skenari është izolimi i klasës, evidentimi i rasteve pozitive, hetimi epidemiologjik i secilit rast dhe karantinimi i personave të kontaktit, duke përfshirë edhe mësuesit që kanë bërë mësim në atë klasë. Dhe rasti ekstrem është mbyllja e një shkolle. Por pa kryer një hetim të detajuar nuk shkohet në këto masa ekstreme".
Në 48 orët e fundit raportohet se është infektuar një nxënës gjimnazi në Pogradec, por edhe një rast në një nga shkollat e mesme në Gjirokastër. Ndërkaq një ditë më parë u raportua edhe për 4 mësues në një shkollë 9-vjeçare në fshatin Mbrakull në Poliçan të cilët kanë rezultuar të infektuar me COVID-19 pas kryerjes së tamponit. Raportohet se mësuesit janë karantinuar po ashtu edhe disa kolegë të tyre ndërkohë që janë mbyllur disa klasa.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#ISHP#EugenaTomini#TopChannel

Recommended