Perfaqesuesi amerikan i OSBE: Jane verejtur parregullsi ne zgjedhet e raundit te dyte(20 tetor 2000)

  • 3 years ago
Lajme Arkiva 2000
Përfaqësuesi Amerikan i OSBE Rose Blat ka vlerësuar zgjedhjet lokale të 1 tetorit në Shqipëri përpara këshillit të përhershëm të këtij organizmi në Vienë, si të qeta e të rregullta, duke shënuar një progres të dukshëm. Ai ka vlerësuar gjithashtu dhe punën e Ambasadorit Arens dhe stafit të tij. Blat është ndalur dhe në Himarë duke theksuar se ishte njohur me vërejtjet e ambasadorit grek. Ne duhet të pranojmë ka nënvizuar ai se ka patur parregullsi duke rënë dakort me ODHIR në rastin kur përgjigja e KQZ-së për ankesat pas raundit të parë nuk ishin adekuate.
Vëzhguesit ndërkombëtarë ka deklaruar përfaqësuesi amerikan i OSBE-së, kanë vërejtur parregullsi në 13 qendra votimi dhe retorika emocionale dhe nacionaliste. Autoritetet shqiptare tha ai, duhet të nxiten në një hetim të plotë dhe transparent mbi parregullsitë në Himarë. Blat i ka bërë thirrje PD-së që sipas tij ka humbur një mundësi në mbështetjen e kredibilitetit të saj demokratik duke bërë thirrje për bojkot në raundin e dytë që tani të përfitojë nga një mundësi e re, të jetë e qartë dhe të respektojë rezultatin e votimeve.
Sipas të dërguarit amerikan i OSBE, zyratarët e lartë të Partisë Demokratike, duhet t'a kuptojnë se rezultatet e përgjithshme të votimeve përfaqësojnë me të vërtetë vullnetin e shqiptarëve. Ai ka përgëzuar dhe votuesit shqiptarë. Unë besoj se serioziteti dhe vetëpërmbajtja që ata treguan duke marrë pjesë në votime në të dyja raundet do t'i shërbejë fortësimit të demokracisë dhe rregullave në Shqipëri, ka përfunduar ai./tvklan.al

Gazetare: Ornela Bego

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended