Hajdari: Gjiknuri, Vasili dhe Bylykbashi po luftojnë për interesat e kryetarëve të partive!
  • 3 years ago
"Në mbledhjen e sotme diskutuam mbi prezantimin që bëra për hapjen e listave reale 100%, një renditje të kandidatëve sipas rendidit alfabetik dhe lista fituese të përcaktohet nga votat e qytetarëve dhe jo të kryetarit që do vendoste sipas propozimeve të PS listën fituese. Opozita ka mbështetur këtë propozim. Ai i qëndron kësaj ideje që propzimi i tyre mbështet listat e hapura ndërkohë që nuk është e vërtetë, kryetari ka të drejtë të zgjedhe deputet sipas propozimit të PS, po tallen, se po u thonë do ua japim si mundësi, por nuk do e përcaktoni ju se kush do shkoj në Kuvend. Partitë politike të bëjnë ofertën me kandidatët me një rend analfabetik dhe në bazë të votave të zgjedhësve të shikojmë kush merr më shumë vota të shkojnë në parlament. PS vazhdon i mëson të njëjtit propozim, po u hedhin hi syve për t'iu shitur shqiptarëve sapunin për djathë. Nuk duhet të vazhdojmë më me këtë histori. Problemi që kemi në Këshill është që anëtarët cojnë përpara apo luftojnë për interesat e kryetarëve, nuk mund të mund të vijnë në Këshill për të cuar përpara kërkesat e kryetarëve dhe familjes së tyre. Kjo histori ka ardhur koha për t'i dhënë fund. Një politikan duhet ta cojë premtimin deri në fund, sa i përket listave të hapura, do ta vazhdoj këtë beteje, nuk do të negociojë nuk do bëjë asnjë marrëveshje në kurriz të shqipatarvë, do të bëjë cdo lloj sakrifice për ta cuar këtë betejë në fund. Boll m marrëveshje të fshehta pas kurrizit të shqiptarëve dhe interesit të vendit tonë dhe me këto abuzime se po flasim për taksat e shqiptare. Do e vazhdojë edhe nëse do ketë nga ata që do të më kërcënojnë e shantazhijnë. Listat e hapura duhet të jenë 100% dhe shqiptari ta përcaktojë listën fituese. Boll me ato deputet që i servilosen kryetarëve të partisë. Zotohem që si në krye të herë që e kam thënë që listat duhet të hapen 100%, nuk negociojë me asnjë palë deri sa të hapen listat", tha Hajdari.
Recommended