Top News - Merr emrin e arkitektit Agron Jano/ Një rrugë në Tiranë
  • 3 years ago
Rruga pranë Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës do të mbajë emrin e Agron Janos, arkitektit të njohur që kontribuoi jo vetëm për rikonstruksionin e objekteve me vlera historike, por për 35 vjet u dha mësim profesionistëve të rinj.
Familjarë, miq dhe kolegë të arkitektit Jano u pritën nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili në mënyrë simbolike i dorëzoi bashkëshortes dhe djalit, medaljen dhe një kopje të tabelës me emrin e rrugës.
?Jam shumë i lumtur që, për 100-vjetorin e Tiranës, rruga përbri fakultetit ku kalojnë studentët do të mbajë emrin e Agron Janos. Me shumë mirënjohje, në emër të qytetit të Tiranës dhe të Këshillit Bashkiak, ju dhuroj këtë medalje. Kujtimi i Agronit qoftë i paharruar dhe besoj, së bashku do na ndihmoni ta tregojmë historinë e tij?
Kryebashkiaku shtoi se ky vit jubilar për Tiranën Kryeqytet është edhe një moment për të përkujtuar personalitete që lanë shenjë në qytet.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#AgronJano#Tirane#TopChannel
Recommended