Top News - Vrau me thikë 33 vjeçarin/ ''Arrest me burg'' për Arbër Kotën
  • 3 years ago
''Arrest me burg'' për Arbër Koten që goditi me thikë për vdekjen 33-vjeccarin në Durrës. Ky eshte vendimi I marre mëngjesin e sotëm ne seancen gjyqësore për vleftësimin dhe caktimin e masës së sigurisë ndaj tij. Në seancë, i arrestuari ka shfaqur pendesë duke deklaruar se nuk ka pasur qëllim ta vrasë, kur e ka goditur në gjaknxehtësi e sipër.

Gjyqtari i seancës Rexhep Bekteshi vendosi ''arrest me burg'' për Koten i cili akuzohet për ''vrasje me dashje'' dhe ''mbajtje pa leje e armëve të ftohta''. 26-vjeccari Kote u arrestua 2 ditë më parë për vrasjen e Idajet Dullës, baba i dy fëmijëve, pas një konflikti casti në rrugën para një subjekti fason në plazh.
Pas goditjes me thikë, Kote u largua nga vendngjarja, ndërsa Dulla si pasojë e plagëve të marra, humbi jetën në spitalin rajonal të Durrësit. Në fund të seancës, avokati kërkoi ndjesë publike në emër të klientit të tij.

Vrasësi i 33-vjecarit Idajet Dulla është djali i Astrit Kotes, ish-drejtor i burgut, i arrestuar për përfshirje në lirimin nga burgu të Lulzim Berishës, kapobandës së Durrësit, i dënuar me burgim të përjetshëm.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#ArbërKota#Arrested#TopChannel
Recommended