Top News - 102 vjeçarja në SHBA/ I mbijeton covidit e gripit spanjoll

  • 3 years ago
Pjesa më e madhe e njerëzve do ta konsideronin veten me fat të mbijetonin pasi të prekeshin nga një virus vdekjeprurës i një pandemie. Por Mildred Geraldine, schappals, ose gerri, i ka mbijetuar dy prej tyre në një diferencë kohe prej një shekulli. 102 vjecarja ishte infektuar me gripin spanjoll në 1918 dhe rezultoi sërish pozitive në maj për covid 19 në shtëpinë e të moshuarve ku ajo qëndron në Nju Hempshajër, por ajo i kaloi të dyja sëmundjet dhe tani ndihet mirë. Ajo ka një mënyrë interesante për të vlerësuar jetëgjatësinë e saj. I ka thënë vajzës Xhulia se beson se ajo ishte e destinuar për të bërë dicka të madhe dhe se vazhdon të përpiqet të zbulojë se cfarë është kjo për ta bërë. Ajo shpesh më ka thënë se mendon që nëna natyrë beson se ajo kish vdekur në 1918 dhe se e ka harruar atë ? thotë Xhulia. E moshuara ka lindur në ulster, më 18 janar 1918. Në nëntor të po atij viti, kur edhe lufta e parë botërore ishte afruar, ajo u sëmur me grip, ashtu si edhe e ëma dhe vëllai i saj. Ajo dhe e ëma ishin sëmurur aq rëndë sa që mjekët i kishin hequr shpresat. Gripi spanjol vrau 675 mijë amerikanë, por xhulian e kurseu. Ashtu sic bëri 100 vite më pas edhe koronavirusi. Ndërkohë që 102 vjecarja, i ka mbijetuar mes dy viruseve edhe dy kancerëve.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#SHBA#TopChannel

Recommended