Wake Up/ Bashkitë injorojnë ligjin, nuk kanë zyrë për Mbrojtjen e Konsumatorit

  • 3 years ago
Qeverisja vendore nga ana tjetër i ka lënë në ?mëshirë të fatit? konsumatorët, pavarësisht detyrimit ligjor. Pjesa dërrmuese e bashkive, nuk ka zyra të posaçme për mbrojtjen e konsumatorit, duke mos ushtruar sipas parashikimeve ligjore një sërë funksionesh, që ndikojnë në mënyrë të drejtë për drejtë te qytetarët, si nga shëndeti ashtu edhe financat e tyre. Ligji aktual dhe Strategjia Ndërsektoriale për Mbrojtjen e Konsumatorëve e Mbikëqyrjen e Tregut 2014-2020, parashikojnë ngritjen në çdo bashki të një njësie, e cila duhet të mbulojë ankesat dhe çështjet, që shqetësojnë konsumatorët. Por, teksa jemi në muajt e fundit të 2020 dhe të ?finalizimit? të kësaj strategjie, pjesa më e madhe e bashkive nuk ka një zyrë të dedikuar për qytetarët, që përballen me praktika të padrejta dhe abuzive nga ana e bizneseve dhe tregtarëve.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel