Top News - Shmanget tragjedia, dorëzohet i riu/ RENEA, 5 orë negociata

  • 3 years ago
Shmanget tragjedia në fshatin Zhupan të Fierit, ku një 31 vjeçar që prej mbrëmjes së të shtunës tentoi të vriste veten me automatic. Pas 5 orë negociatash mes tij dhe forcave RENEA, dhe lutjeve të së motrës, më në fund, Elton Meta është dorëzuar.
E gjithë nata ka kaluar mes thirrjeve për të mos kryer aktin e vetëflijimit, teksa më pas ka hedhur armën automatik që mbante në dorë e me të cilën kërcënonte se do vetëvritej.
Ngjarja nisi në orën 23 00 të mbrëmjes së të shtunës, ku 31-vjeçari kishte hyrë në oborrin e shtëpisë së vjehrrit duke kërcënuar se do të vriste veten me një automatik.
Kjo ka terrorizuar familjarët duke vënë në rrezik jetën e tyre, por që fatmirësisht janë evakuuar nga policia. Gjatë negociatave 31-vjecari ka qëlluar me armë zjarri në ajër, një veprim ky që dyshohet të jetë marrë për të kërkuar largimin e efektivëve, por që pas disa orësh më në fund është bindur të dorëzohet.
Burime nga policia bënë të ditur se ngjarja ka nisur pas një konflikti për motive ende të pazbardhura. 31-vjeçari Meta është i martuar prej vitesh me vajzën e shtëpisë ku kërcënoi se do të vriste veten dhe janë prindër të një fëmije.
Është ende e paqartë nëse i riu shkoi në shtëpinë e vjehrrit, pasi duhet theksuar se ai dhe bashkëshortja nuk banojnë aty. I riu ishte vendosur në hyrjen kryesore të oborrit të vilës 3-katëshe ku jetonte vjehrri i tij, ndërsa banesa kishte dy hyrje.
Pas dorëzimit policia sekuestroi armën e zjarrit tip automatikë dhe një gëzhojë, ndërsa i riu u shoqërua në Komisariatin e Policisë Fier për sqarimin e rrethanave dhe kryerjen e veprime të mëtejshme hetimore.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#RENEA#Tragjedia#TopChannel

Recommended