Shqipëria më pak vetëvrasje/ Psikologët: Ja arsyet se përse kemi më pak raste në Europë
  • 3 years ago
Shqipëria renditet ndër 10 vendet që ka një numër të ulët të vetëvrasjeve krahasuar me vendet e tjera të Evropës.


Të dhënat e bëra publike nga Eurostat, për vitin 2017, tregojnë se vendi ynë pati rreth 8 vrasje për 100 mijë banorë, pra tre më pak krahasuar me mesataren e Bashkimit Evropian.

Numrin më të lartë të vetëvrasjeve e mban Lituania me rreth 26 humbje jete për 100 banorë, ndërsa numrin më të ulët e ka regjistruar Turqia me rreth
3.8 vetëvrasje. Sipas të dhënave të Instat, ky është edhe vitit, kur vendi ynë ka regjistruar më shumë vetëvrasje, nga viti 2015-2019.
Psikologia Aurela Agalliu, shpjegoi për Top Channel, se pavarësisht problemeve të ndryshme sociale, ka një tendencë ndërgjegjësimi për kujdesin e shëndetit mendor.

?Ajo çfarë mund të ketë ndryshuar aktualisht them se është rëndësia që i është kushtuar, rolit dhe shërbimit psikologjik në vend dhe njerëzit kanë shtuar kujdesin dhe interesimin e tyre në momente të vështira të tyre?.

Sipas psikologes Agalliu, edhe media ka luajtur një rol të rëndësishëm, duke eliminuar lajmet e vetëvrasjes, por edhe dhënien e hapësirave për profesionistët e shëndetit mendor.

? Ne asnjëherë nuk e dimë se kush dëgjon pas atij ekrani, asnjëherë se dimë sa emocional mund të jetë dikush që përballet me lajmin, por megjithatë duhet të themi që media sigurisht ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm, se më së shumti ka ndërgjegjësuar një pjesë të rëndësishme të atyre që u është dashur t?i dëgjojnë këto kronika edhe me profesionistë të cilët ju intervistoni dhe që merrni mendime apo sugjerime sesi njerëzit duhet të kujdesen për shëndetin e tyre psikologjik?.

Psikologia Aurela Agalliu, thotë se numri i vetëvrasjeve do të ulej më tej, nëse do të eliminoheshin stigmat dhe se kushdo që ka një moment të vështirë në jetë, do të bënte konsultë me psikologët.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Psikologet#Vetevrasja#TopChannel
Recommended