Këshilli politik, palët dalin më të përçara se kurrë! Bylykbashi: Presim përgjigjen e Gjiknurit
  • 3 years ago
TIRANË - Edhe këtë të premte (18 shtator), Këshilli Politik nuk ka arritur një marrëveshje për të çuar përpara procesin për reformën zgjedhore. Mbledhja e cila zgjati përreth 2 orë, pati shkëputje për shkak se palët nuk kanë rënë dakord për propozimet e tyre dhe janë larguar.

Fillimisht PS ka shkuar në mbledhje me një draft të zbardhur dhe nga Report TV ku kërkoheshin listat e hapura dhe uljen e pragut të koalicioneve në 3%. Në anën tjetër, opozita e bashkuar erdhi me kërkesa të tjera pavarësisht thirrjes së Gjiknurit disa ditë më parë për të dorëzuar një listë propozimesh.PD dhe LSI dorëzuan kërkesën për të marrë ekspertizën nga ODIHR, të siguruar dhe nga Report TV, pasi sipas tyre mazhoranca kërkon të bëjë ndryshime të njëanshme. Pasi shpalosën këtë kërkesë, Bylykbashi dhe Vasili ikën nga mbledhja teksa për mediat thanë se janë në pritje të Gjiknurit për një përgjigje lidhur me kërkesën e tyre.

Por për përfaqësuesin e PS-së, kërkesa për ndihmën e ODIHR duhet të vijë në një moment kur të ketë një draft të dakordësuar nga dy palët dhe tu kërkohet vlerësimi. Ai u largua nga mbledhja teksa dy opozitat ishin në pritje të tij.

Rudina Hajdari për mediat tha se PS po bën një hap prapa me draftin dhe kërkesat e sjella në mbledhjen e këshillit politik.

Pas disa minutash, Bylykbashi foli sërish për mediat dhe deklaroi se ata janë të gatshëm që sërish të rikthehen në këshill gjatë ditës nëse Gjiknuri ndërron mendje.
Recommended