Report TV - Barnat e rimbursueshme, Urdhri i Farmacistëve: Dorëzuam propozimet, presim përgjigjen

  • 6 years ago
Përfaqësuesja e Urdhrit të Farmacistëve Shqiptarë ka zhvilluar një takim pasditen e sotme me Fondin e Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor pas debatit për listat e barnave të rimbursueshme dhe kërkesave të tjera. Në përfundim të takimit Diana Toma deklaroi se Fondit i janë dorëzuar dy propozimet, ndërsa pritet përgjigja.

Kemi dorëzuar dy propozimet te Fondi i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor, presim se cilin nga propozimet do të zgjedhë.

Diana Toma
Urdhri i Farmacistëve dje anuloi grevën e paralajmëruar për ditën e sotme, pas shqetësimeve të ngritura nga farmacistët për listën e barnave të rimbursueshme. UFSHMSH dje zhvilloi negociata me fondin për kontratat me farmacitë.

Afati për të nënshkruar kontratat ishte deri më datë 18 maj 2018, por ky afat pritet të shtyhet nga negociatat e Urdhrit të Farmacistëve me Fondin e Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor.

Recommended