Ora News – Ulen me 5% barnat e rimbursueshme, farmacitë kërkojnë kohë
  • 5 years ago
#oranews #ilacet #uljecmimesh
Vendimi për uljen e barnave të rimbursueshme me 5% nuk është pritur mirë nga farmacistët, të cilët kërkojnë më shumë kohë për zëvendësimin e mallit, i cili është krijuar stok pas blerjeve të njëpasnjëshme.

Barnat e rimbursueshme do të ulen me 5%. Ndryshimi i çmimeve vjen pas rënies së euros, ndërsa impaktin e këtij ndryshimi e marrin së pari farmacitë, të cilat thonë se kanë mall stok, duke kërkuar afate kohore për zëvendësimin e tij.

"Lista me ndryshimin e çmimit të barnave të rimbursueshme ka dalë dhe ne jemi informuar sot mbi këto ndryshime. I vetmi problem qëndron për afatet kohore që ne kemi si farmaci për vënien në zbatim të këtyre ndryshimeve në mënyrë që ne mos të kemi dëm ekonomik dhe të lëvizim stokun që kemi në farmaci".

Farmacistët thonë se dëmi ekonomik është i konsiderueshëm, pasi i kanë blerë më shtrenjtë barnat nga distributorët dhe nuk i kanë shitur ende, ndërkohë që duhet t?i shesin më lirë me çmimet e reja.

Fondi i Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor ka njoftuar subjektet farmaceutike që kanë kontratë me të që të marrin masat e nevojshme për indeksimin e çmimit të barnave të listës me rimbursim bazuar në çmimet CIF 2019, por ende nuk i ka vendosur një afat se deri kur do të duhet të nisin me aplikimin e çmimeve të reja.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/ulen-me-5-barnat-e-rimbursueshme-farmacite-kerkojne-kohe

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended