Fushë Krujë/ Zjarr i fuqishëm te kodrat e fshatit Derven! Rrezikohen disa banesa

  • 3 years ago
KRUJË- Një zjarr i fuqishëm është regjistruar pasditen e sotme në kodrat e fshatit Derven. Zjarri ka djegur afro 20 hektar pyje e shkurre, prej afro një ore e gjysmë zjarrfikësja e Krujës dhe e Niklës po luftojnë me flakët.

Nga zjarri rrezikohen disa banesa dhe vijojnë të përhapet frikshëm në afërsi te fshatit Luz. Shuarja e tij është tepër e vështirë pasi zona është e mbuluar nga shkurret. Zjarri sipas zjarrfikësve është i qëllimshëm.

Recommended