Report TV - Krujë, zjarr i madh në lagjen Meçe, rrezikohen disa banesa

  • 7 years ago
Një zjarr i madh ka rënë mesditën e sotme në lagjen Meçe të qytetit të Krujës.

Zjarri ka rënë në një sipërfaqe pyjore, pranë të cilës ndodhen edhe banesa të banuara, të cilat rrezikohen nga flakët.

Përhapja e flakëve favorizohet nga era, ndërkohë që forcat zjarrfikëse janë në vendngjarje, por ndërhyrja e tyre është vështirësuar për shkak të terrenit.

Ende nuk dihet nëse nisja e zjarrit ka ardhur prej temperaturave të larta apo ka qenë e qëllimshme.

Recommended