Top News - Akuza e emigrantëve/ Greqia “po na hedh” në det!

  • 3 years ago
Një grup emigrantësh të kontaktuar nga CNN kanë rrëfyer për gjigantin mediatik amerikan se si kishin mbërritur nga Turqia në brigjet greke, vetëm që aty persona të maskuar, t?i shtynin prapë në det.


CNN ka mbledhur disa dëshmi që tregojnë të njëjtën gjë: ata thonë se këto javët e fundit, grekët e i kanë zbrapsur në det, akuza të cilat Athina zyrtare nuk i pranon. UNHCR-ja po ashtu i ka rënë këmbanave të alarmit ? për shkak të një rritje të madhe të raporteve të besueshme? nga burra, gra e fëmijë që janë kthyer mbrapsht jozyrtarisht në Turqi këto muajt e fundit, pasi kishin mbërritur në tokën apo ujrat greke.

Sipas kësaj organizate, rreth 5,000 azilkërkues kanë mbërritur në shtetin helen që nga fillimi i marsit, një shifër kjo që përbën një rënie të konsiderueshme krahasuar me vitet e mëparshme. Por ndërkohë, raportet për kthim të detyruar mbrapsht të njerëzve, sidomos në det, janë shtuar shumë?, vëren ajo.

Sipas rojeve bregdetare turke, 6.600 emograntë janë shpëtuar në det pasi ishin kthyer mbrapsht në mënyrë arbitrare prej palës greke. Ata përmendin raste kur emigrantët janë gjetur ?gomone të shpuara dhe me motorë të dëmtuar?.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Greece#Immigrants#TopChannel

Recommended