Ora News - Stuhia ciklonare alarmon Greqinë, “Meteoalb” qetëson shqiptarët: Nuk e prek vendin tonë
  • 3 years ago
#tvora #rtvoranews


Greqia është në alarm për shkak të një stuhie ciklonare që pritet të godasë shtetin helen ditën e nesërme.

Ky lajm ka shkaktuar panik edhe në Shqipëri, por në një prononcim për Ora News, ?Meteoalb? qetëson qytearët duke theksuar se stuhia nuk e prek vendin tonë.

Sipas ?Meteoalb?, sot dhe nesër, në vendin tonë mund të ketë rrebeshe shiu por që do të jenë afatshkurtër dhe kalimtar.

Prononcimi i ?Meteoalb? për Ora News:

?Stuhia ciklonare në detin Mesdhe nuk e rrezikon Shqipërinë, pasi qendra e kesaj stuhie është shumë larg vendit tonë. Stuhi të tilla janë krejt të zakonshme çdo fillim vjeshtë në Mesdhe, aq më tepër me këto temperatura të larta që kemi patur jo vetëm në tokë dhe ajër por edhe në ujërat detare.

Medicane ose ndryshe Uragan Mesdhetar prek Italinë Jugore, Greqinë, Turqinë ndërsa në Shqipëri kjo stuhi do shkaktojë forcim të eres prej 60km/h; ndryshim të qarkullimit të masave ajrore nga jugore që kanë qenë deri tani, me masa ajrore më të freskëta nga Veriu i kontinentit . Sigurisht qe do te kete edhe reshje afatshkurtra.

Sot dhe nesër në disa zona mund të kemi edhe rrebeshe, por që do të jenë afatshkurtëra dhe kalimtare?. /Ora News


Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/stuhia-ciklonare-alarmon-greqine-meteoalb-qeteson-shqiptaret-nuk-e-prek-vendin-tone/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended