Top News - Punonjësi me Covid-19/ Athinë, mbyllet Ambasada Shqiptare

  • 3 years ago
Ambasada shqiptare në Athinë eshte mbyllur. Burime për Top Channel tregojnë se shkak për mbylljen e ambasadës është infektimi i një punonjësi me Covid-19, i cili punon në sektorin e aplikimeve për pasaportë.

Ai ka shfaqur shenja të lehta të Covid-19 për disa ditë, dhe ka rezultuar pozitiv pas testit. Menjëherë punonjësi është izoluar në banesën e tij, ndërsa autoritet do të gjurmojnë kontaktet e tij. Ndërkohë për të mos përhapur panik në radhët e emigrantëve, ambasada ka njoftuar se pezulloi takimet e programuara për aplikime të emigrantëve në këtë institucion.

Burime pranë ambasadës thanë Top Channel se mundësia që ai të ketë infektuar persona të tjerë është e vogël, pasi stafi i kësaj ambasade mban maska dhe doreza gjatë kontakteve me emigrantët të cilët aplikojnë për shërbime konsullore dhe pasaporta biometrike.

Nderkophe drejtuesit e ambasadës kanë urdhëruar stafin të bëjnë testin Covid-19, ndërsa kete sot ambasada do të dezinfektohet. Ende nuk dihet nëse shërbimet do të ofrohen nga nesër ose jo.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Athine#AlbanianEmbassy#TopChannel

Recommended