Top News - Draft i ri i qeverisë/ Policia kufitare, pa të drejtë azili

  • 4 years ago
Një draft i ri i qeverisë i ka hequr të drejtën strukturave të policisë kufitare që të merren me procedura në lidhje me të huajt që vijnë në Shqipëri, duke ja lënë këtë gjykatës apo komisioneve civile.

Ky draft vjen pas skandalit të korrupsionit të drejtuesve të lartë të Policisë së Shtetit, që u zbulua nga dokumentari investigativ i emisionit Top Story pak muaj më parë.
Në këtë dokumentar, u publikuan fakte të korruptimit të drejtesve të lartë të polivisë kufitare që merrnin para nga refugjatët që kanë ardhur në Shqipëri nga vendet e Lindjes së Mesme, kryesisht sirianë, irakene, afganistanas etj.

Siç mësohet, publikimi i atij dokumentari, ka bërë që struktura të njohura ndërkombëtare kanë ?shkulur fort veshët? e qeverisë, pasi BE këtu ka investuar për çështjet e refugjatëve.
Në draftin e projektligjit të ri për Azilit, shkrihen fare kompetencat e policisë kufitare për të huajt, duke ja dhënë këtë si strukturave ndërkombëtare si UNCHR-ja dhe dikasteri përgjegjës për këtë çështje caktohet Ministria për përkrahjen Sociale dhe Shëndetësinë.

Përcaktohen rastet kur azili apo mbrojtja e përkohshme përjashtohet, që është nëse ka kryer krime të rënda krime lufte apo raste të ngjashme. Ndërkaq, vendoset si strukturë edhe Gjykata Administrative për të përcaktuar të drejtën e dhënies së lejeve.

Drafti ka hollësi shumë të mëdha, siç duket të mara nga ligjet europiane ku përcaktohet si merret azili, kujt i jepet, si bëhet kërkesa etj, duke dhënë një shtrat më kontrollues që zyrtarët të kenë kompetenca personale siç ishte më parë.

Drafti flet edhe për të drejtën e mbrojtjes shëndetësore dhe atë arsimore për të huajt.
Top Story në dokumentarin e tij denoncoi me fakte se si disa zyrtare te policisë dhe familjarë te tyre ishin bërë pjesë e rrjetit te paligjshëm te trafikut me arabët. Pas publikimit të dokumentarit, policia ka marrë masën me shkarkim nga detyra për të gjithë zyrtarët e Policisë Kufitare.
Te shkarkuarit ishin: Enkeleda Toska,drejtoreshe e kufirit dhe emigracionit, Tirane. Altin Hasani, Shefi i sektorit Besnik Zela, Shefi i sektorit, Albana Metko, Shefe e Seksionit Adelina Lita, Specialiste.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Gevernment#Azi...

Recommended