‘E vetmja alternativë e Shqipërisë është BE’, Rama: Maqedonia theu tabutë me Greqinë!
  • 3 years ago
Kryeministri Edi Rama gjatë takimit ?Ballkani Perëndimor përtej 2020-s? të organizuar nga ?THE ECONOMIST? në Athinë është shprehur se e vetmja rrugë për të zgjidhur mosmarrëveshjet mes vendeve të Ballkanit është dialogu.


Rama më tej ka shtuar se Shqipëria ka vetëm alternativën për të qenë pjesë e Bashkimit Evropian, pasi sipas tij kjo është një ëndërr e etërve tanë dhe një kërkesë e fëmijëve e të brezit të ri.

Më tej Rama ka marrë si shembull marrëveshjen Kosovë Serbi duke thënë se ishte tashmë vendet janë në gjendje që të ulen në dialog për të zgjidhur çdo mosmarrëveshje.

Po kështu Rama ka përgëzuar edhe homologun e tij maqedonas Zoran Zaev duke thënë se ai theu tabutë, me shqiptarët duke u mundësuar zhvillimin si dhe me Greqinë për mosmarrëveshjen e emrit.

Fjala e plotë e Ramës:

?Duket sikur ka një lloj mallkimi se kur ne ishim në formë jo të mirë nuk uleshin në tryezë. Ne nuk kemi një alternativë tjetër e vetmja është të jemi pjesë e Bashkimit Evropian. Jo sepse na e kërkon miqtë e fuqishëm por sepse kjo është një kërkesë e fëmijëve tanë, e brezit të ardhshëm ëndrra e etërve tanë. Në Ballkanin Perëndimor që prej kohësh jemi përfshirë në një bashkëpunim dhe pse ka çështje të tilla si mos njohja e Kosovës nga Serbia, ne kemi qenë në gjendje të ulemi dhe të diskutojmë të ardhmen tonë bashkë. Këto janë kohë të veçanta se jemi goditur të gjithë nga kjo pandemi dhe sipas parashikimeve Rajoni ynë do të jetë më i godituri, pro besoj se ka potencial për të çliruar dhe për të ecur përpara për të mbyllur hedeqet e së shkuarës, mendoj se lajmi i mirë është se mosmarrëveshjet und të zgjidhen sëbashku me dialog. I vetmi instrument. Për të përmbyllur, mund të përmend një nga shembujt më të jashtëzakonshëm të kësaj kohe. Zgjidhja e Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë. Kjo lidhet me një situatë ku ti shkon kundër tabuve dhe gjithashtu edhe në Maqedoninë e Veriut, për gjuhën shqiptare për integrimin e shqiptarëve në të gjithë piramidën e vendit është historike dhe një mësim për të gjithë. Sepse duke mos pasur kurajo për të thyer tabutë të duket sikur po thyen karrierën, pro kjo nuk është mënyra. Pasi Zaev fitoi rreth kësaj bindje. Kjo është e mrekullueshme. Të gjithë ne kemi mësuar dicka unë me siguri kamë mësuar nga kjo.? ka thënë Rama.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://b...
Recommended