Top News - SHBA për Malin i Zi/ Partneritet me qeverine e re
  • 3 years ago
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Podgoricë, Judy Rising Reinke, e cilësoi shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve parlamentare në Mal të Zi si ?moment historik? për demokracinë e këtij vendi. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve i shpalli nje dite me pare rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 30 gushtit, në bazë të të cilave partitë e deritashme opozitare kanë fituar shumicën e mandateve për deputetë.?Qeveria amerikane i gëzohet partneritetit me qeverinë e ardhshme, të konstituuar përmes një procesi demokratik?, deklaroi ambasadorja. Duke shtuar se ? përderisa procesi demokratik vazhdon në periudhën e formimit të qeverisë së re, administrate amerikane i mirëpret premtimet e lidereve të ndryshëm politikë se do ta mbajnë Malin e Zi në rrugën euro-atlantike, do te ruajnë elementet kryesore të politikës së jashtme malazeze dhe se do t?i japin prioritet reformave të nevojshme për përshpejtimin e anëtarësimit në Bashkimin Europian?. Liderët e tre koalicioneve të deritashme opozitare, që pritet të formojnë Qeverinë e Malit të Zi, janë: ?Për ardhmërinë e Malit të Zi?, ?Paqja është kombi ynë? dhe ?E zeza në të bardhë?, firmosën në 9 shtator një marrëveshje me shtatë parime të cilat përfshinin edhe vazhdimin e bashkëpunimit me NATO-n dhe mosvënien në diskutim të njohjes së pavarësisë së Kosovës.


Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#SHBA#MaliiZiTop#Channel
Recommended