Wake Up/ Aktori, Alban Ukaj: E vërteta e masakrës së Srebrenicës në filmin "Quo Vadis, Aida"

  • 3 years ago
Aktori i talentuar shqiptar, Alban Ukaj, ishte sot në një intervistë në skype në "Wake Up". Ai na tregoi më shumë për suksesin e filmit "Quo Vadis, Aida" në festivalin e Venecias. "Unë luaj rolin e përkthyesit Tarik, personazh i cili është akoma gjallë dhe kam patur fatin ta takoj e ta kem mik. Ai arriti të shpëtojë nga masakra e Srebrenicës duke u larguar me forcat e kampit holandez."-tregon Albani për rolin e tij. Aktori shton se me regjisoren Sabina Cudic njihet që prej 20 vitesh dhe e patën të lehtë të bashkëpunonin. Më herët asnjë nga regjisorët boshnjakë nuk kanë pasur guxim të depërtojnë në atë ngjarje dhe ta bëjnë film. I gjithë ekipi kanë rreth 8 vite që punojnë për këtë film dhe verën e kaluar përfunduan xhirimet. "Fajin kryesor kemi ne artistët që nuk kemi punuar për ta bërë të njohur ngjarjen e Srebrenicës për gjeneratat e reja dhe së dyti fajin e kanë bashkësitë ndërkombëtare që e kanë kaluar në heshtje."-shprehet Albani. Ai na tregoi se akoma nuk e ka parë filmin për shkak të situatës së pandemisë dhe po pret që të shfaqet në kinema. Aktori 40 vjeçar sapo është kthyer nga Mali i Zi ku ka xhiruar për një projekt të ri të quajtur "Fytyra" që flet për ngjarje të Luftës së Dytë Botërore. Me humor ai na tregoi se edhe mustaqet janë pjesë e rolit të ardhshëm në Beograd.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel

Recommended