Top News - Mësimi nis dhe në Kosovë/ Hoti përuron shkollën fillore në Lipjan

  • 3 years ago
Pas shtatë muajsh mbyllje të detyruar për shkak të pandemisë së koronavirusit, viti shkollor në Kosovë nisi sot në disa nivele.


Kryeministri Avdullah Hoti ishte në përurimin e një shkolle fillore në Lipjan, nga ku dërgoi mesazhin e tij për të gjithë prindër, nxënës e mësues, duke i kërkuar të mos neglizhojnë kujdesin në këto momente kur sipas tij, mësimi në bankat e shkollës, mbetet I pazëvendësueshëm.

?Unë shfrytëzoj rastin që në ditën e parë të mësimit të vitit të ri shkollor që t?iu kërkoj të gjithë nxënësve arsimtarëve, prindërve kujdes maksimal. Kemi punuar shumë gjatë këtyre javëve bashkë me ministrin e Arsimit, Shëndetësisë që të krijojmë kushtet e nevojshme në mënyrë që të krijojmë kushte që nxënësit të mos mbesin prapa. Mësimi nuk merret askund sikur në bankat shkollore, por po ashtu jemi të rrezikuar me këtë situatë që po përballemi dhe bashkë mund t?ia dalim kësaj situate?

Kryetari i Sindikatës së Bashkuara të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jashaj sakaq tha se procesi mësimor përgjithësisht ka qenë I rregullt dhe nuk ka pasur të paktën për momentin, telefonata për ndonjë pengesë në shkolla. Jashaj sqaroi se do të presin për të parë në cdo shkollë ka sidoqoftë një task forcë për të parë nëse do të ketë shkelje të rregullave, dhe shtoi se në secilën shkollë do të ketë një task force.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#AvdullahHoti#Kosovë#TopChannel

Recommended