Wake Up/ Orgesa Zaimi zbulon se përse po sfidon veten në aktrim

  • 3 years ago
Mëngjesin e sotëm në ?Wake Up? kishim të ftuar këngëtaren Orgesa Zaimi e cila prej disa muajsh ka fituar simpatizantë të rinj, duke qenë se vazhdimisht sjell fragmente të ndryshme të filmave shqiptarë. Ajo ka vendosur që aplikacionin tik-tok ta shfrytëzojë në një mënyrë të frytshme. Gjatë intervistës në ?Wake Up?, Orgesa u shpreh: ?Këto video i kam bërë nga simpatia që kam për filmat e vjetër ose më të mirët shqiptarë. Vajza i ka më me shumë dëshirë videot, ndërsa djali jo. Video e radhës që do realizojmë është mbi filmin ?Beni ecën vetë?. Orgesa rrëfeu se do vijojë me këto video edhe pse do jetë vështirë, duke qenë se fëmijët tashmë kanë filluar shkollën. ?Djali është në parashkollorë ndërsa vajza është në klasën e tretë. Më pëlqeu siguria dhe organizimi në shkollë. Një javë më parë, djali Kroni filloi parashkollorin dhe e kisha me merak. I kam pajisur me letra të lagura, dizinfektant e maska. Iu kam thënë që të ruajnë disantancën dhe se maska është personale, nuk duhet ta ndërrojnë me asnjë. Maskat i kanë me qejf sepse i kanë të personalizuara?- tha këngëtarja.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel

Recommended