Shifra te larta te infektimeve ditore me Covid | Lajme - News

  • 3 years ago
Prej disa ditësh, vendet europiane po përballen me një shtim të ritmeve të infektimit me COVID-19. Për të parën herë që prej shpërthimit të pandemisë në mars, në Francë janë shënuar mbi 10 mijë të infektuar ditorë, një rekord i shënuar këtë 24-orësh.

Bëhet fjalë për mbi 1 mijë të infektuar më shumë se 24-orëshin pararendës. Ritmet e përhapjes nuk po bien duke shkuar përkundër parashikimeve se me ashpërsimin e masave, do të kishte rënie të rasteve të reja.

Rekord të ri ka vendosur edhe Spanja me mbi 12 mijë raste të infektimesh. Çekia po ashtu po njeh shifra të paprecedenta infektimesh. Këtë 24 orësh, në këtë vend u shënuan mbi 1500 infektime të reja, një shifër gati 4 herë më e lartë se kulmi i deritanishëm i pandemisë i shënuar në Mars.

Autoritetet gjermane vendosën kushtëzimin e hyrjeve nga ky vend, me analizat negative të Covid-19. Rreth 3500 raste të reja infektimesh janë shënuar edhe në Britaninë e Madhe. Shifra të larta infektimesh edhe në Austri, ku ky 24 orësh shënoi 864 raste të reja.

Ky numër ndodhet pranë rekordit aktual të shënuar në fund të marsit me gati 1 mijë të infektuar. Hapja e shkollave, por edhe pasojat e lëvizjes së madhe të turistëve gjatë sezonit veror renditen ndër arsyet e shtimit të infektimeve.

Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended