Top News - Florida shtohet edhe me shumë numri i infektimeve ditore me Covid-19

  • 4 years ago
Florida regjistroi shifrën rekord të 15.299 rasteve të reja të koronavirusit në 24 orë rreth një e katërta kjo infeksioneve të përditshme në të gjithë Shtetet e Bashkuara.


Shteti, me vetëm 7% të popullatës së SHBA-së, përmbysi rekordin e mëparshëm ditor, të mbajtur nga Kalifornia. Florida, e cila filloi të heqë kufizimet e koronavirusit në maj, është prekur më fort duket për shkak të turizmit dhe numrit të madh të të moshuarve.

Shifrat e fundit të saj eklipsojnë edhe nivelet më të këqija ditore të infektimeve të shënuara New York në muajin prill. Florida regjistroi po ashtu edhe 45 vdekje të tjera. Sipas një analize të Reuters, shteti amerikan do të renditej i katërti në botë për raste të reja nëse do të ishte një komb më vete.

Më shumë se 40 spitale atje thonë se shërbimet e tyre të kujdesit intensiv janë në kapacitet të plotë. Shtetet e Bashkuara shënuan të shtunën një rekord të ri prej 66 mijë rastesh të reja me koronavirusin e ri. Veç Floridës, dy shtetet e tjera më të goditura janë Kalifornia dhe Teksasi.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#SHBA#California#TopChannel