Gjermani që jeton në Shqipëri/ Vuante nga artriti e astma, u shërua në ujërat termale të Elbasanit

  • 3 years ago
Edhe pse Gjermania është kthyer në ëndrrën amerikane të shqiptarëve, duket se po aq shumë vendi ynë u pëlqen gjermanëve.


Adelbert Ringwald zyrtar dhe biznesmen gjerman prej dy vite e gjysmë jeton në Shqipëri. Gjermani që vuante nga një formë e rëndë e artritit dhe astmës dhe gjeti kurim vetëm në ujërat termale të Elbasanit.

Kam gati tre vite që jetoj në Shqipëri dhe erdha këtu për shkak të problemeve shëndetësore. Unë vuaj nga artriti dhe kam pasur dhimje të mëdha. E kisha shumë të vështirë lëvizjen. Që në seancat e para këtu u lehtësova dhe dhimbja u zhduk . Kam provuar të kurohem në disa ujëra termale në vende të ndryshme, por në asnjë rast nuk kam pasur efekt më të mirë kurues dhe më të shpejtë se sa në Shqipëri. Por unë gjithashtu kam probleme të astmës dhe klima këtu, pa shumë lagështirë është mjaft e favorshme për mua, për të mos folur për bimët mjëkësore, me të cilat unë përgatis çajra të mrekullueshëm. Nuk do më besoni, por edhe birra është e mirë këtu.

Ringwald nuk e mendon kthimin në Gjermani. Ai tashmë është dashuruar me klimën dhe mikpritjen shqiptare dhe do të donte që të gjithë të vizitonin Shqipërinë.

Kam udhëtuar në rreth 56 shtete të botës dhe Shqipërinë do ta cilësoja si vendin e parë përsa i përket mikpritjes dhe respektit që njerëzit këtu të falin. Do t?ua sugjeroja miqve të vizitojnë Shqipërinë ndërsa dëshiroj që shqiptarët në Gjermani t?i trajtojnë me të njëjtin vlerësim e respekt që ata na presin në këtu.

E ndërsa verën se shqiptarët gjithnjë e më tepër po largohen nga vendi i tyre Rinwald mendon se qeveria shqiptare duhet të bëjë më shumë përsa i përket mbështetjes së shtresave në nevojë dhe garantimit të punësimit.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#AdelbertRingwald#Elbasan#TopChannel