Mësuesit e kohës së Covid tregojnë vështirësinë e rikthimit në shkollë

  • 3 years ago
Edhe pse me ndjenjën e pasigurisë dhe përgjegjësinë e shtuar, sërish mësueset mezi kanë pritur të rikthehen në shkollë.


Pranvera Janku, mësuese gjeografie: Neve në kohën e izolimit e ndjemë se sa e vështirë është të mos kesh përpara nxënësin. Kur erdhëm në shkollë që takuam dhe kolegët e kuptuam se sa të rëndësishëm jemi ne për nxënësit e nxënësit për ne. Shumë emocionale.

Ndryshe nga çdo fillim viti shkollor, në mbi 30 vite eksperiencë mësuesja e gjeografisë Pranvera Janku po përshtatet me rregullat e reja anti-covid.

?Këtu janë 3 sfida, përvec mësimdhënies e punës edukative është dhe shëndeti mbi të gjitha?.

Përballë nxënësve, mësuese Pranvera si dhe e gjithë klasa do të kenë barrierën mbrojtëse ndaj koronavirusit gjatë shpjegimit të mësimit.

?Maska shumë e vështirë për tu mbajtur por shumë e domosdoshme. Kjo ka vështirësi në lidhje me artikulimin. Zëri ynë duhet të shkoj te nxënësi , ne do ruajmë distancën dhe do krijojë situata të komplikuara në të nxënë?.

Ngarkesa e mësuesve veç emocionale është edhe në orë mësimore, për shkak se mësimi në 14 shtator do të nis me turne duke ndarë klasën në grupe për të respektuar distancën.

?Ka lëndë që janë dy orëshe nga 30 shkon 60. Por këtë dyorësh që do e bëj me gjysmën e klasës do e bëj prapë me klasën tjetër e nga 90 min që ka qenë më parë shkon 120. Qytetaria psh është një orë. Ne klasën e kemi ndarë në 2 grupe. 30 min është një pjesë , 30 min një pjesë tjetër e shkon 60. Është 15 min më shumë. Po kjo nuk do të thotë që është për nxënësin ngarkesë por për mësuesin?.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Mësuesit#Situata#TopChannel

Recommended