Butrinti me koncension? Tare kundërshton: S’mund t’ua japim të huajve, rrezikohet identiteti

  • 3 years ago
#tvora #rtvoranews
Qendra më e njohur arkelologjike në Shqipëri, Butrinti, do të menaxhohet për 10 vitet e ardhshme nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim.

I ftuar në ?RTV ORA?, ish-drejtori i këtij parku arkeologjik Auron Tare, tha se situata në Butrint në 10 vitet e fundit lë për të dëshiruar, sa i përket menaxhimit, por dhe të parkut në tërësi.

Auron Tare: ?Unë mendoj se situata të paktën 10 vjeçarin e fundit në Butrint, lë për të dëshiruar në mënyrën e menaxhimit, të parkut në tërësi në koncept, por edhe ato që u bënë dikur, siç ishin ekspeditat arkeologjike, me partnerë të huaj apo dhe me shqiptarë. Shkolla e restaurimit, e cila pak a shumë nuk është më. Janë një sërë gjërash që nuk janë më në Butrint, kanë humbur, janë zhbërë. Megjithatë, do thosha që me gjithë situatën që ka trashëgimia kulturore shqiptare në Shqipëri, Butrinti i rezistoi të gjitha kërcënimeve apo zhvillimeve turistike të zonës.?

Sipas Tares, Butrinti ka nevojë për përmirësim, por nuk mund t?u jepet të hujave për ta menaxhuar, pasi rrezikohet identieti.


Auron Tare: ?Butrinti ka nevojë për përmirësim, ka nevojë për administrim, për koncept. Por, në asnjë mënyrë nuk mund t?u jepet të huajve për menaxhim. Së bashku me profesor Neritan Cekën kur kemi qenë bashkë në një debat, ne rënditëm një seri arsyesh pse nuk mund t?i jepet një fondacioni privat. Nëse do ndodhë, atëherë ne do kemi për shembull, një fonadion grek që mund të marrë Tepelenën, një fondacion turk që mund të marrë Krujën. Nëse ka nevojë për PPP në fusha të ndryshme , në trashëigminë kulturore është e rrezikshme për disa arsye, por më kryesore është identiteti, nuk mund t?u jepet të huajve. Por, nuk kemi model tjetër në Evropë. Duhet të jetë një bërthamë shqiptare, nuk mund t?ia dorëzosh trashëgiminë tënde kulturore një kompanie të huaj.?


Për më shumë lexoni në:

https://www.oranews.tv/butrinti-me-koncension-tare-prej-10-vitesh-situata-ne-kete-park-arkeologjik-le-per-te-deshiruar/


Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended