Ora News - Peqin, 51-vjeçari vret bashkëfshatarin me gur

  • 3 years ago
#tvora #rtvoranews

Një 1 viktimë dhe 4 të plagosur është bilanci i dy konflikteve të ndodhura mbrëmjen e djeshme. Një 64-vjeçar u vra me gurë nga një bashkëfshatar në Lolaj të Peqinit, ndërsa katër anëtarë të një familjeje u dhunuan në lokalin e tyre në Elbasan.

Një 64-vjeçar u vra me gurë në fshatin Lolaj të Peqinit nga një bashkëfshatar.

Shyqëri Hema ka humbur jetën pas një konflikti me Sefedin Çelmetën, 51 vjeç.

Burimet thanë se dy burrat u përfshinë në një sherr për motive të dobta ku përdorën gurët e sende të forta.

64 vjeçari kishte marrë plagë të rënda dhe ndërroi jetë në spitalin e Elbasanit ku ishte dërguar për mjekim të specializuar.

I plagosur ka mbetur edhe 51 vjeçari Çelmeta, i cili është arrestuar nga policia, si autor i dyshuar i vrasjes.

Ndërkohë një tjetër konflikt me sende të forta u shënua në qytetin e Elbasanit.

Një 65 vjeçar dhe tre djemtë e tij mbetën të plagosur pas një konflikti me disa persona të tjerë tashmë të identifikuar dhe shpallur në kërkim.

Ngjarja u shënua në këtë lokal në pronësi të familjes Ziu.

Mësohet se ka qenë babai që është përfshirë në sherr me autorët, ndërsa djemtë i kanë dalë në mbrojtje, por e kanë pësuar të katërt.

Të plagosurit janë Spiro Ziu dhe tre djemtë Renato Ziu, Gjergji Ziu, Elis Ziu.

Ata morën ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Elbasanit, ndërsa raportohet se nuk kishin rrezik për jetën.

Policia e Elbasanit ndërkohë thotë se po punon për të arrestuar autorët.

Lexo me shume: Po në Elbasan, babai me tre djemtë plagosen në lokalin e tyre

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/peqin-51-vjecari-vret-bashkefshatarin-me-gur/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended