Stop - largimi i Besa Shahinit reagon Kryemadhi! (09 Shtator 2020)

  • 3 years ago
#Stop #TvKlan | Një format satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj.

Pas deklaratës së ministres së arsimit Besa Shahini, se në fund të mandatit do të lerë detyrën dhe Shqipërinë, nuk kanë munguar reagimet.Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi është shprehur në një takim me të rinjtë, se më parë zonja Shahini, duhet të japë llogari për masakrën në arsim, ose të paktën të tregojë, se ku shkoi Turi. Ajo iu referua me ironi, një pyetjeje në provimet e maturës shtetërore, që shkaktoi një furtunë në reagimin publik.Zjarri ka përfshirë për të disatën herë spitalin e Durrësit. Pacientët janë detyruar të evakuohen, për t?u shpëtuar lëndimeve. Ky nuk është rasti i parë i rënies së zjarrit në Spitalin e qytetit bregdetar. Vetëm në ?Stop? ky problem është trajuar disa herë që nga viti 2017. Burgjet janë kthyer së fundi në vatra të përhapjes së koronavirusit. Në burgun e Drenovës ka shkuar në 10 numri i të prekurve. Burgu i Shën Kollit është kthyer në spital covid, ku po trajtohen 40 persona. Ndërsa një mesazh nga burgu i Fushë-Krujës, tregon, se edhe në këtë institucion të vuajtjes së dënimit është përhapur virusi i rrezikshmëm, ndërsa mungojnë masat e sigurisë e higjenës nga ana e personelit.


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended