Kikia: Suksesi vetëm i këtij parlamenti është miratimi i ligjeve, të tjerat të fshihen nga historia

  • 3 years ago
#tvora #rtvoranews



Parlamenti shqiptar ngriti siparin për sesionin e ri këtë të hënë (7 shtator). Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi në fjalën hapëse të tij, e cilësoi sukses sesionin e kaluar duke përmendur dhe disa prej arritjeve.

Por për gazetarin Mentor Kikia, i vetmi sukses i parlamentit është miratimi i ligjeve.

Në një intervistë për RTV Ora ai është shprehur me kritika ku përmendi largimin e deputetëve opozitarë dhe vendosjen në krye të atyre që ai i cilësoi me nivel të ulët intelektual.

Kikia: Duhet të kesh indikatorët për të matur suksesin. Unë do thoja se kjo legjislaturë është për tu harruar dhe për tu fshirë nga historia duke mos fshirë çdo punë të mirë që mund të jetë bërë. Duhet për shkakun se ky është parlamenti që u braktis nga opozita me apo pa të drejtë, ky është parlamenti që ka në përbërje nivelin më të ulët intelektual të anëtarëve të zëvendësuar si opozitë. Një pjesë e konsiderueshme e deputetëve u larguan pasi prekeshin nga ligji i dekriminalizimi ishin persona të implikuar në krime. Për ta konsideruar këtë të suksesshëm unë nuk do ta quaja përveçse rolit në miratimin e ligjeve. Besoj që nuk ka patur ndonjë sukses pasi ka dritëhije të shumta pasi ka dhënë votën për ligje që kanë rënë ndesh me shoqërinë. Në këtë kuadër unë i bashkohem asaj që thotë opozita për korruptimin e legjislativit si forma më e egër dhe e lartë e korruptimit të shtetit në një shoqëri. Mendoj se data e zgjedhjeve duhet të vinte sa më parë për ta fshirë këtë parlament nga ekzistenca aktuale për ta lënë si një njollë të zezë në historinë e parlamentarizmit shqiptar.


Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/kikia-suksesi-i-vetem-i-ketij-parlamenti-eshte-miratimi-i-ligjeve-te-tjerat-duhet-te-fshihen-nga-historia/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended