Greqi, miratimi i emrit të Maqedonisë brenda të enjtes - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Parlamenti grek vazhdon debatin për marrëveshjen e Prespës deri në mesnatë kur ligjvënësit të votojnë ratifikimin. Tensionet pritet të rriten mes një përplasjeje të mundshme në ditën e dytë të debatit mes kryeministrit grek Aleksis Cipras dhe udhëheqësit të Demokracisë së Re Kyriakos Mitsotakis. Ata do të mbajnë fjalën e tyre para ligjvënësve këtë pasdite.Mediat greke shkruajnë se debati mund të shtyhet deri në orët e para të mëngjesit të së premtes, pasi dhjetra ligjvënës kanë kërkuar fjalën, pavarësisht se kreu I parlamentit Nikos Voutsis ka bërë të qartë se votimi do të mbahet Brenda seenjtes.Panos Kamenos ish aleati i Aleksis Cipras këmnëngul se do të votojë kundër marrëveshjes, pasi ndryshimet nuk janë bërë sipas kushtetutës së Maqedonisë. Por, pavarësisht reagimeve të ashpëra të opozitës mediat shkruajnë se qeveria e Cipras është e sigurt që ligjvënësit do ta mbështesin marrëveshjen me të paktën 152 vota, nga 151 të nevojshme.E enjtja është dite e rëndësishme për Maqedoninë, pasi përveç ndryshimit të emrit qe do t?i japë fund një konflikti disa vjeçar, Shkupi pret të anëtarësohet në NATO dhe vijoje rrugën drejt Bashkimit Europian.

Recommended