“Votë për të ardhmen e Maqedonisë” - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Referendumi i 30 shtatorit ne Maqedoni është nje shans historik per shqiptaret. Kështu e ka cilësuar kryetari i bashkisë Erion Veliaj votimin per marrëveshjen mes Maqedonisë dhe Greqisë. Veliaj i beri deklaratat pas takimit me kryetaren e Komunës se Tetovës.

 

Ky është një shans historik dhe dua t?i bëj një thirrje të gjithë qytetarëve, jo vetëm atyre të Tetovës, por në të gjitha komunat ku ka qytetarë shqiptarë, që në këtë mision dhe në këtë thirrje historike të jemi prezentë; në datën 30 shtator të themi ?Po?, bashkë me Shqipërinë, duam të anëtarësohemi në BE, ta bëjmë së bashku këtë udhëtim, që të arrijmë së bashku në destinacion. Jam i bindur se shqiptari sa herë ka patur thirrje për të qenë në anën e duhur të historisë, i është përgjigjur kësaj thirrje, dhe mezi pres që në datën 30 shtator ne shqiptarët të dalim faqebardhë dhe të themi jo veçse me fjalë, por edhe me vepra se jemi pro Europës, pro zhvillimit?, u shpreh Veliaj.



?Është shumë e rëndësishme që më 30 shtator ky referendum të ketë sukses, e në të njëjtën kohë, të vazhdojë procesi i aderimit të Maqedonisë në NATO dhe i hapjes së negociatave, të cilat bashkë me Shqipërinë, janë përcaktuar të jenë verën e ardhshme, që përfundimisht vendet tona të kenë atë ardhmëri që qytetarët tanë të jenë qytetarë të Bashkimit Europian?



Veliaj dhe Arifi diskutua edhe thellimi bashkëpunimit mes Tiranës dhe Tetovës.

Recommended