Papavrami rikthehet në Tiranë, rrëfen planet për të ardhmen - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Diffrent Trains Festival riktheu në Shqipëri violinistin e famshëm Tedi Papavramin dhe pianistin francez Francois-Fredric Guy, të cilët performuan për gati dy orë tre nga sonatat e Beethoven-it.Interpretimi para publikut shqiptar, për Papavramin është gjithmonë një ndjesi e veçantë, e sidomos me sonatat te kompozitorit legjendar.Mbetet diçka speciale, edhe pse kohet e fundit kam ardhur pak me shpesh shumicën e kohës luaj ne vende te tjera ka gjithmonë diçka speciale kur luaj me nje publik që me njeh. Është nje muzike e pakarahsueshme dhe Bethohven është prezent ne jetën e muzikanteve ne një mënyre te fuqishme është vështire te gjej fjalët se çdo vepër ka diçka të veçante që me prek dhe është ndihme ne jetën e muzikanteve.Violinisti rrëfen per Vizion Plus se po përgatitet për një tjetër projekt të veçante, ndërsa përcjell nje mesazh per artistet e rinj.Kam një projekt të bukur që do më stimulojë, do të luaj në muajin qershor me Martha Argerich që është një legjendë e pianos, 77 vjeçe dhe vazhdoj projektet me Francuan ne shfaqje te tjera. Pune pune dhe vetem pune, jeta është pjese e madhe dhe vështirësi, por ka kompensime te bukura qe arrihen nëpërmjet artit dhe skenës.Për Francois- Fredric Guy kjo nuk është hera e parë ne Shqipëri.Është hera e tretë që vij në Shqipëri dhe jam shumë i lumtur që e ndaj skenën me Tedi Papavramin, një mik jo vetëm i mrekullueshëm, por dhe një muzikant i mrekullueshëm, e në fakt ne do ti bëjmë të 10-tat sonata te plota nga Beethoven, sepse nqs Mozart eshte kompozitori i zotave, Beethoven është i njerëzve. Krijimtaria e tij përmban çdo emocion që gjendet në zemrën e njerëzve, është e ndritshme.Violinisti me fame Tedi Pavrami premton rikthim te shpejte ne Shqipëri me nje tjeter koncert per publikun shqiptar.

Recommended