Tedi Papavrami rrëfen jetën - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Tedi Pavarami i është rikthyer Tiranës këtë fillim Maji dhe arsyeja nuk është vetëm një koncert, por një libër! Jeta e një prej artisteve me virtuoze shqiptarë është rrëfyer nga vetë ai në këtë autobiografi, e cila u botua një vit më parë në Francë. Duke folur për Vizion Plus, Papavrami i cili që prej vitit 2008 jeton në Zvicër, tregon pse e ndjeu të nevojshme ta tregonte në këtë forme jetën e tij, e cila siç violinisti tregon mori kthesën e madhe kur në viti 1982 ai u largua nga Shqipëria. Artisti që preferon të vishet gjithnjë me ngjyrën e zeze, e ka titulluar librin "Fuge për Violinë". Me "Fuge" emërtohen një forme muzikore, por njëkohësisht nënkuptohet edhe "arratia" e Papavramit. Ai pret që libri të ngjallë kureshtje dhe mbase edhe debate, duke iu referuar kryesisht kohës së komunizmit. Duke qene se që prej vitit 2000 Papavrami është përkthyes në frëngjisht i shkrimtarit Ismail Kadare, mbase ky libër i tij është një mënyre për t'ju drejtuar nesër letërsisë. Të paktën ai kështu mendon, por tani për tani tingulli i violinës është kryesore, ndaj të martën dhe të mërkurën në Teatrin e Operës dhe Baletit Tedi Pavarami sjell një koncert krejt të veçantë me muzikë nga kompozitori Johan Sebastian Bah, një event që vjen nën media partneritetin e Vizion Plus.

Recommended