Top News - Teleskopi Evropian/ Dielli, si nuk e keni parë kurrë...

  • 3 years ago
Të mund të shohësh një gjilpërë në një fushë futbolli nga një distancë prej një kilometri. Kjo është saktësia e Gregor, teleskopit më të madh diellor në evropë. Pas një riprojektimi të rëndësishëm optik, të realizuar nga një ekip shkencëtarësh të institutit të fizikës diellore të Liebnizit, imazhet e yllit tonë do të jenë më të detajuarat e disponueshme në kontinentin e vjetër. Teleskopi i menaxhuar nga një konsorcium gjerman dhe i vendosur në observatorin Teide në spanjë, i lejon tani shkencëtarëve të marrin detaje nga sipërfaqja e diellit nga një largësi prej 50 km, ose një fraksion i vogël i diametrit diellor prej 1.4 milionë kilometrash.
Ky ka qenë një projekt shumë entuziazmues por edhe jashtëzakonisht ambicioz ? thotë Lucia Kleint, që ka udhëhequr prohektin dhe teleskopët diellorë gjermanë nga tenerifet. Në një vit të vetëm kemi përfunduar ridizajnimin optik, mekanikën dhe elektronikën për të siguruar një cilësi më të mirë imazhi. Ky konsiderohet një hap i rëndësishëm përpara që lejon arritjen e një rezultati të jashtëzakonshëm. Gjithcka nisi në mars të këtij viti, gjatë izolimit, kur ekipi mbeti i bllokuar në observator. Stuhitë e borës që pasuan sidoqoftë i penguan pak por në korrik, skuadra mundi të merrte edhe imazhet më të mira të diellit, me një rezolucion që nuk ishte arritur asnjëherë më parë nga një teleskop evropian.



Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Teleskopi#Gregor#TopChannel

Recommended