Ministrja e Punes Çeço deklaron uljen e papunesise ne vend - (27 Shtator 2000)

  • 3 years ago
Lajme Arkiva - TV Klan 2000

Tregu shqiptar i punës është normalizuar. Shqiptarët i janë kthyer punës dhe biznesi e investimet po njohin një bum të vërtetë. Zëvendës kryeministrja Makbule Çeço, këtë radhë krahason punësimin, papunësinë, punën e zezë dhe emigracionin me vitin 1996. Sipas saj, qeveria socialiste në dy vitet e fundit, zbatoi dy projekte të mëdha për nxitjen e punësimit dhe atë të punëve publike. Për vitin 2000, papunësia u ul me 2%. Mijëra vende pune janë çelur nga biznesi privat dhe me anë të vetëpunësimit.

Makbule Çeço:- ?Unë deklaroj këtu zyrtarisht, se në vitin ?96, qeveria Meksi, kishte vetëm 91 mijë e 305 të punësuar në sektorin privat dhe që paguanin sigurimet shoqërore. Ndërkohë që sot kjo shifër është trefishuar?.

500 mijë emigrantë, nga 700 mijë gjithsej, në Greqi dhe Itali, janë të pajisur me leje pune dhe qëndrimi. Kështu është shprehur Ministrja e Punës dhe e Çështjeve Sociale Çeço. Për herë të parë është arritur një marrëveshje e gjerë punësimi të shqiptarëve në Itali. Në këto dy vite, afro 5 mijë persona kanë marrë një të tillë./tvklan.al

Gazetare ? Holta Zhiti



SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended