Erdogan i shqetësuar për hapjen e ambasadës së Kosovës në Jeruzalem, i telefonon Thaçit

  • 3 years ago
#tvora #rtvoranews

Njohja e Kosovës nga Izraeli dhe hapja e ambasadës në Jeruzalem ka shqetësuar edhe presidentin e Turqisë Regep Taip Erdogan I cili I ka telefonuar persolisht presidentit të Kosovës Hashim Thaçi.
Në konferencën për shtyp të paradites së sotme Thaçi tha se se e kishte siguruar se kjo njohje nuk do të cënojë partneritetin strategjik dhe vëllazëror me Turqinë.

?Dua tju informoj se edhe shqetësimi që kemi marrë nga Liga Arabe e presidenti Erdogan sa i takon njohjes së ndërsjelltë Izrael- Kosovë. Unë jam në kontakt me presidentin Erdogan. Kam diskutuar në telefon dhe kjo njohje nuk do të cënojë në asnjë rrethanë partneritetin strategjik dhe miqësor, e vëllazëror me Turqinë. Tani do të kemi aleatë më të mëdhenj e më të fuqishëm në rafshin e fuqizimit global të shtetit të Kosovës.?

Në një deklaratë të ministrisë së Jashtme turke njoftohej se një hap i tillë do të dëmtojë statusin historik dhe ligjor të Kudsit dhe se mund të jetë pengesë për njohjen e Kosovës nga shtete të tjera

?Udhëheqjes së Kosovës i bëjmë thirrje që t?i përmbahen vendimeve në fjalë dhe të distancohen nga hapa të këtij lloji që mund të dëmtojnë statusin historik dhe ligjor të Kudsit dhe të cilët mund të jenë pengues në të ardhmen për njohjen e Kosovës nga shtete të tjera?, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme të Turqisë.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/erdogan-i-shqetesuar-per-hapjen-e-ambasades-se-kosoves-ne-jeruzalem-i-telefonon-thacit/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended