Top News - Greqi, armë për shqiptarin në burg/ Një plan për vrasje…!

  • 3 years ago
Autoritetet Greke kanë gjetur të fshehura në një korridor të burgut të sigurisë së lartë të Korfuzit, dy pistoleta dhe 4 krehëra të mbushura, me fishekë në gojë, të gatshme për t'u përdorur.
Sipas policisë greke,armët u gjetën mbas informacioneve të marra në rrugë operative. Në zonë u dërguan forca speciale të anti terrorit,të cilat mbas kërkimeve disa orëshe, gjetën armët e pajisura me silenciatorë.
Ndonëse nuk është konfirmuar ende zyrtarisht, burime policore deklaruan se dyshohet që armët janë të një prej kriminelëve më të rrezikshëm shqiptarë që mbahet në burgjet greke, Ibrahim Ibrahimaj.
Burimet policore thanë se Ibrahimaj kishte tentuar të arratisej nga burgu i Korfuzit në datën 7 gusht të këtij viti, por rojet mundën ta neutralizonin pak përpara se ai të kalonte murin rrethues me një shkallë. Madje, në tentative për tu arratisur, Ibrahimaj u përlesh me policinë, por ma mundur t'ia dalë.
42 vjeçari Ibrahim Ibrahimi njihet si ekzekutori i avokatit të njohur grek Mihalis Zafiropulos, një krim ky që tronditi vendin pak vitë më parë. Siç rezultoi në vazhdim,Ibrahimaj e kreu krimin në bashkëpunim me Arbër Bakon,një kriminel shqiptar i ekzekutuar në vazhdim në burgun e Koridhalosit prej Ibrahimajt, pasi ky i fundit besonte se Bako kishte deponuar në polici se ishte pikërisht Ibrahimaj që ekzekutoi avokatin e njohur grek,në këmbim të një shume prej 50.000 euro,shumë e cila nuk u mor kurrë prej ekzekutotëve të avokatit.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Greece#Burg#TopChannel

Recommended