Grabitja në Fieri, çifiti i të moshuarve: E njohëm autorin: Bërtiste dua paratë me sëpatën në dorë

  • 3 years ago
Grabitja me dhunë dhe sëpatë në dorë në mes të natës ka terrorizuar çiftin e moshuar Vangjel dhe Athina Prifti, të cilët kishin rënë për të fjetur gjumë. Ishte zhurma e fortë për të shqyer derën që ngriti dhe i terrorizoi të moshuarit në mes të natës.

Grabitësi Pajrim Dhana, 47 vjeç, është një person me precedent penal, i cili ka qenë disa herë i arrestuar dhe se para një javë kishte dalë nga burgu. Të moshuarit shprehen se ai nuk i dhunoi, por i terrorizonte gjatë gjithë kohës me sëpatë në dorë, deri sa ata i dhanë ato pak para që kishin në shtëpi. Konkretisht sipas policisë çiftit i është vjedhur 30 mijë lekë.

Në dëshminë e dhënë për Report Tv, bashkëshorti Vangjel Prifti shprehet se e njeh autorin dhe se banon 50 metra lart shtëpisë së tij dhe se ishte i pamaskuar.

"Unë jam vetëm me gruan dhe ramë në gjumë, në orën 23:20 të natës na trokitën në derë. Trokiti tek dera para dhe më pas shkoi derën pas dhe më pas erdhi sërish para. Me një sëpatë që kishte në dorë theu xhamin dhe pastaj hyr brenda. Ja këtu e ka shtëpinë autori.  Dua lekët më tha.  Autori është i pa martuar, i pa maskuar dhe e ka shtëpinë 50 metra larg shtëpisë time. Ne e njohim. Mori lekët e iku, më pas erdhi policia dhe e arrestoi. Ai ishte fshehur në një shtëpi tjetër, jo në të tijën. Gruaja qante në vend, unë nuk lëvizja", tha Vangjeli.

Recommended