Drejtori i Arkivave Ardit Bido na tregon rëndësinë e 3 letrave drejtuar Ramiz Alisë që ekspozohen

  • 3 years ago
Imzot Frendo teksa ndalet tek rëndësia e figurës së shenjtës Terezë ka edhe një mesazh për politikanët shqiptarë, që janë në prag të zgjedhjeve

?Shenjta Terezë ka një mesazh të fortë edhe të qartë edhe për politikanët, që të kujtojnë se politika duhet që të jetë në shërbim të popullit. Ky mesazh duhet që kujtuar prej tyre edhe në këto momente që jemi para zgjedhjeve. Politika është për shërbim?, shprehet Imzot Georgo Frendo.

Në Qendrën për Hapje edhe Dialog përpos letrave është ekspozuar dhe një fotografi e vizitës së Shën Terezës në vitin 1991 në Shkodër, e realizuar nga fotografi francez Michel Setboun.

?Kur kam parë letrën, ka qenë një moment shumë drithërues. Në momentin 1ë shikoja pasazhet e saj të shkruara në shqip, i thashë: Ardit i thashë që do bëjmë një ekspozitë të thjeshtë në COD, ku të prezantojmë dorëshkrimet e saj edhe fotografinë e fotografit Francës, që nuk është ekspozuar asnjëherë me parë?, Eridana Çano, drejtoreshë e Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje.

Shenjta Terezë e Kalkutës u lind në Shkup në vitin 26 gusht 1910. Emri i saj i lindjes është Anjezë Gonxhe Bojaxhiu. Për herë të parë në gusht të vitit 1989 vizitoi Shqipërinë. Ndërsa, sot është gruaja më e shquar shqiptare dhe njihet në mbarë botën, si shembull i jashtëzakonshëm për misionin e saj të bamirësisë, ndaj më të varfërve të botës, pa dallim race, feje, kombësie dhe përkatësie shoqërore. Shenjta Terezë u shua në 5 shtator të vitit 1997.

Recommended