Temperaturat e paqendrueshme ne vend - (26 Shtator 2000)

  • 3 years ago
Lajme Arkiva - TV Klan 2000

Ditët e para të vjeshtës ndihen nga temperaturat e ulëta që kanë filluar të regjistrohen këto ditë. Mëngjesi dhe darka janë tepër të freskëta, ndërsa mesdita tepër e nxehtë. Kështu në Tiranë, ditët e fundit temperatura më e ulët gjatë natës është shënuar 12 gradë, ndërsa më e larta 25 gradë.

Oshilacionet nuk janë ndierë vetëm në vendin tonë, por edhe në vendet fqinje. Në veri të Italisë, ekstremet e temperaturave, kanë sjellë përmbytje, borë, por edhe plazh. Rryma e ngrohtë e ajrit vjen nga jugu i Europës Qendrore, ndërsa i ftohti përcillet nga veriu. Sipas specialistëve të meteorologjisë, këto temperatura do të karakterizohen edhe në ditët e ardhshme./tvklan.al


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended