Top News - Papunësia, SHBA/ Rënie e ndjeshme në muajin gusht

  • 3 years ago
Shkalla e papunësisë në Shtetet e Bashkuara ka pësuar rënie të ndjeshme në muajin gusht, duke shënuar 8.4 për qind nga 10.2 që ishte në korrik. Dy muaj nga zgjedhjet presidenciale në Amerikë, ekonomia amerikane ka rifituar deri tani rreth gjysmën e 22 milionë vendeve të punës të humbura nga pandemia. Megjithatë, punësimi mbetet i ngadaltë. Raporti i së premtes nga Departamenti i Punës tregon se gati gjashtë muaj pasi koronavirusi paralizoi vendin, rimëkëmbja ekonomike është sporadike. Nga bizneset e vogla tek hotelet, restorantet, linjat ajrore dhe vendet e argëtimit, një numer i madh biznesesh po përpiqen të mbijetojnë në kushtet e humbjes së klientëve, për shkak se infektimet janë ende të larta. Pas rënies në muajt e pranverës, kur ekonomia u tkurr me një normë vjetore prej rreth 30 për qind, rritja është rikthyer, pasi shtetet kanë rihapur të paktën disa pjesë të ekonomive. Megjithatë, rimëkëmbja e plotë do të kërkojë kohë. Shumë ekonomistë sipas REL mendojnë se një nivel i konsiderueshëm punësimi mund të jetë i vështirë për t?u ruajtur, sepse punëdhënësit po operojnë në një klimë pasigurie për shkak të pandemisë.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#SHBA#Papunesia#TopChannel

Recommended