Top News - Kosovë, liqeni i Ujmanit/ Haradinaj-jo në pakt me Serbinë

  • 3 years ago
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj i bën thirrje kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti që të mos e nënshkruajë marrëveshjen me Serbinë në Shtëpinë e Bardhë, në të cilën përmendet Liqeni i Ujmanit.


Haradinaj pretendon se Ujmani është njëra nga pikat e marrëveshjes, dhe në qoftë se ujdia nënshkruat bashkë me Ujmanin në të, ai thotë se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ? që është pjesë e koalicionit qeverisës ? nuk do ta përkrahë.

?Ujmani është një liqen që ka 9,2 kilometra në territorin e Kosovës, dhe ka 2,7 në territorin e Serbisë. Pra, është një kufi ujor në mes të Kosovës dhe Serbisë. Ka edhe një hidrocentral Brenda Kosovës. Ne nuk e mendojmë se e ardhmja e tij duhet të jetë në një marrëveshje trepalëshe ku është edhe Serbia?.

Haradinaj tha për Radion Evropa e Lirë se për heqjen e kësaj pike nga marrëveshja ka folur me të gjitha autoritetet pasi sipas tij, përfshirja e Ujmanit në marrëveshjen e paralajmëruar, ?është e papranueshme?.

?Nuk e ka përkrahjen time dhe të Aleancës. Nuk e di si do të jetë fati i kësaj marrëveshjeje. Unë apeloj te kryeministri Hoti që të mos e nënshkruajë një marrëveshje ku Ujmani është çështje e çfarëdo marrëdhënieje trepalëshe e ku është edhe Serbia palë?, përsëriti.

Haradinaj e artikuloi hapur se se nëse arrihet marrëveshja, që përmban edhe çështjen e Ujmanit, atëherë as e ardhmja e koalicionit qeverisës nuk është e sigurt.

?Kjo do të ketë ndikim të madh në të gjitha marrëdhëniet që kemi politike sepse AAK-ja nuk është e gatshme për bashkëpunim as në qeverisje dhe në çfarëdo forme, që të ndihmojë në një marrëveshje ku Serbia qoftë edhe indirekt bëhet palë në resurset e Kosovës?, ishte pohimi i fortë i tij, tha ai.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#RamushHaradinaj#Kosovo#TopChannel

Recommended