9 muaj pas tërmetit, qytetari me aftësi të kufizuara: Jam në borxhe deri në fyt!

  • 3 years ago
Përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Dorjan Teliti ishte në Shijak ku u ndal tek banesa e rrënuar nga tërmeti e shtetasit Rasim Shahini, banor i fshatit Shahin të kësaj bashkie.


Rasimi është invalid dhe prej 9 muajsh jeton në karrocë në kushte shumë të vështira nga mungesa e një vendi normal ku të jetojë bashkë me të ëmën e sëmurë. Shtëpia e familjes Shahini u vlerësua si e pabanueshme dhe për t?u shembur nga komisionet shtetërore.

9 muaj pas tërmetit, autoritetet lokale nuk kanë marrë asnjë masë për strehimin e kësaj familje në pamundësi serioze ekonomike. Indiferenca e tyre kalon deri në arrogancë, teksa përfaqësuesit e njësisë administrative i kanë thënë zotit Shahini se shtëpia e tij do të jetë e fundit që do të shembet.
Rasim Shahini apelon për ndihmë. Nëna tij e moshuar e ka të pamundur të kujdeset për të. Gruaja dhe motra e tij kanë probleme të rënda shëndetësore, ndërsa një dimër i dytë jashtë do të shkaktonte pasoja serioze për shëndetin e tyre, sidomos në kushtet e pandemisë COVID-19.

?Unë jam Rasim Shahini nga fshati Shahin i Shijakut. Unë banesën më ka dalë DS4 për t?u prishur. Administratori i Komunës Hardhisht, Xhemali, nuk vjen me na prish shtëpinë, edhe thotë që: ?Shtëpinë tënde do ta prish thotë i fundit? do ta bëj shtëpinë tënde.? Me inat! Unë e kam nënën 86 vjece , kam motren, e kam të sëmurë në dorë, kam gruan të sëmurë, mar 300-400 mijë lekë ilace, kam hyrë borxh deri në fyt, kam kredi. Kur vjen puna për të bërë shtëpinë, thotë: ?Shtëpia jote do rrijë e fundit, unë jam paraplegjik, nuk lëviz fare, vetëm me karrocë. Nënën 86 vjeçe, vetë paraplegjik, nuk i bëhet shtëpia. Unë po lahem jashtë? me karrocë jashtë. Hajde verifikojeni, kush të dojë të vijë ta verifikojë. Banja ime është prishur, kur vjen dimri, unë skam nga t?ia mbaj më. Ec e shikoni vetë, e keni parë vetë, unë në çadër nuk rrij dot. Administratori të vijë sa më shpejt në shtëpinë time, të vijë ta shembë, ta bëjë? Na keni bërë me lujt mendsh. Nga t?ia mbaj më, nga të mbytëm? S?kam ku me shku! Vëre dorën në zemër për mua!?

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: ...

Recommended